Vllaznia ka marrë një fitore të jashtëzakonshmë në “Loro Boriçi” kundër Dinamos.
Ekipi kryeqytetas arriti të kalonte fillimisht në avantazh që në minutën e katërt me anë të Denison.
Festa e Dinamos zgjati pak, pasi Vllaznia gjeti golin e barazimit në minutën e 11’ me anë të Çobës. Por shkodranët nuk u ndalën me kaq, pasi Gruda shënoi golin e epërsisë në minutën e 34’.
Në pjesën e dytë ishin përsëri vendasit kryefjalë, ku në minutën e 54’ shënojnë edhe golin e tretë me Bekim Balaj.
Me këtë fitore, Vllaznia renditet në vendin e pestë me 20 pikë, ndërsa Dinamo në vendin e gjashtë me 19 pikë./h.ll/abcnews.al