Vllaznia ka shënuar e para në Fier, kundër Apolonisë së vendit të fundit. Shkodranët që në fillim u hodhën në sulm për të shënuar.
https://streamable.com/dwfepz
U deshën 15 minuta që skuadra e Brdaric të festonte golin e parë të takimit, me një goditje brenda zonës. Tetë minuta më pas, pas një sulmi model, Haris Dilaver realizoi edhe golin e dytë.
https://streamable.com/4bia2q
Vllaznia nuk eshte mjaftuar me kaq, pas ka shenuar edhe golin e tretë me sulmuesin Ardit Hoxhaj, i cili pas një goditjeje këndi ta çontë topin në rrjetë. /abcnews.al
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 28
E diel, më 18 prill 2021, ora 13:00
APOLONIA-VLLAZNIA 0-3
Shënues: Da Silva 15’, Dilaver 23′, Hoxhaj 36′
APOLONIA: Harizaj, Omeri, Asllanaj, Sota, Zoga, Yeboah, Shanaj, Smaçi, Mihana, Levendi, Gjata. Trajner: Fabrizio Cammarata.
VLLAZNIA: Zogovic, Gurishta, Adili, Shehi, Isaevski, Krymi, Imeri, Marku, Hoxhaj, Victor Da Silva, Dilaver. Trajner: Thomas Brdaric.