Ishte një rast që nuk duhej humbur. “Bardhezinjtë” e Juventus kanë arritur të fitojmë me rezultatin e thellë, 0 me 3, transfertën e “Via del Mare”, aty ku mposhtën, në kuadër të javës së 21-të të kampionatit italian, të futbollit, Serie A, për të bërë kështu një ndryshim goxha të madh, në renditjen e skuadrave.
Protagonist absolut mund të thuhet se ishte “bomberi” serb, Dusan Vlahovic, i cili me dy gola në minutat e 59’ e 68’ ndihmoi skuadrën e teknikut, Massimiliano Allegri, të shkojë drejt fitores së radhës, ndërsa për të “vulosur” rezultatin e madh mendoi qendërmbrojtësi brazilian, Bremer, i cili shënoi në minutën e 85’-të pas një asisti të Iling Junior.
Falë kësaj fitoreje, “Zonja e Vjetër” ngjitet në vendin e parë të kampionatit italian të futbollit, me skuadrën e Juventus, që shkon në kuotën e 52 pikëve, 1 më shumë se “Zikaltërit” e Inter, me këta të fundit, që kanë 1 ndeshje më shumë për të luajtur, për shkak të Superkupës së Italisë, ndërsa skuadra e Lecce mbetet në vendin e 14-të të tabelës, me 21 pikë. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN:
Goli i Dusan Vlahovic, 0-1:
Goli i Dusan Vlahovic, 0-2:
Goli i Bremer, 0-3: