Tiranë- Stuhia ka goditur edhe kryeqytetin. Temperaturat e larta ia kanë lënë vendin rrebesheve të shiut edhe erërave të forta. Në Tiranë kanë nisur gjithashtu reshje intensive të shiut.
Stuhia e forta ka shkaktuar probleme në qarkullim, por edhe dëme. Për shkak të rrëzimit të disa pemëve nga era e fortë siç shihet edhe në pamje janë dëmtuar disa automjete.
Sipas meteorologëve, një mot i tillë do të na shoqërojë gjatë ditës së sotme, por edhe përgjatë ditës së nesërme.
Autoritetet bëjnë apel që qytetarët të tregohen të kujdesshëm dhe drejtuesit e automjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit për të shmangur problematikat.
/abcnews.al/

