Ishte një nisje e zjarrtë e lojës, me “fantazistin” argjentinas, Alejandro Garnacho, që fillimisht shënon një gol të parregult, për “Djajtë” e vetëm pak sekonda më pas, “ylli” hungarez, Dominik Szoboszlai tund rrjetën për “Të Kuqtë” e Liverpool, por mesa duket tashmë është gjetur edhe goli i parë i sfidës.
Nga një devijim i topit në zonën e Manchester United përfiton anësori kolumbian, Luis Diaz, i cili pasi merr një pasim nga Darwin Nunez dërgon me një goditje fantastike gërshërë topin, në rrjetën e Onana. Rezultati shkon në 0 me 1. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN:
GOAL | MANCHESTER UNITED 0-1 LIVERPOOL | LUIS DIAZ GIVES LIVERPOOL THE LEADpic.twitter.com/tykfkhGZNE
— SimplyGoal (@SimplyGoal) April 7, 2024