Është barazuar takimi mes Bylisit dhe Partizanit në Ballsh. Pas golit të Ndrecës (18’) në pjesën e parë, “Demat e Kuq” barazuan në të dytën, me anë të sulmuesit Brown.
Në minutën e 71-të, numri 99 i Partizanit i vjedh kohën Peposhit dhe në shtrirje e sipër, ndëshkon portierin Hidi. Meritë absolute dhe për Trashin, i cili dha një krosim të shkëlqyer. Sfidë shumë e luftuar!/abcnews.al\
Superiore, java 32
Bylis – Partizani 1-1
Ndreca 18’ / Brown 71’