VIDEO | Vitet kalojnë, klasi mbetet. Shijoni kryeveprën e Tottit

schedule12:28 - 14 Janar, 2020

schedule 12:28 - 14 Janar, 2020

Vitet kalojnë, por klasi mbetet gjithmonë. Ish-kapiteni legjendar i Romës, Francesco Totti , e provoi diçka të tillë. Mjafton ti jepni një top italianit dhe ai mund të bëjë çfarë do që ai do me të.

43-vjeçari realizoi një super gol gjatë një ndeshje tetë kundër tetë në kampionat me ekipin ku ai po aktivizohet, Totti Sporting Club. Një goditje siç vetëm ai di ti bëjë, duke shënuar nga një goditje dënimi.

Ndeshja në fjalë ku ekipi i Tottit luante kundër Gamondi Roma përfundoi në rezultatin 3-3. Por, e gjithë vëmendja ishte tek ai gol i romakut, i cili i kujton të gjithë tifozëve të Romës kohën kur ai luante në ‘Olimpico’. /abcnews.al