Werder Bremen ka mposhtur me rezultatin 3-1 skuadrën e Hannover 96 dhe protagonist në këtë përballje ka qenë edhe sulmuesi nga Vushtrria, Milot Rashica.
“Raketa” e skuadrës gjermane realizoi golin e tretë të takimit, rreth dhjetë minuta nga nisja e pjesës së dytë. Hannover 96 kishte shënuar me Prib në të 30′, kurse Sargent për skuadrën e Werder Bremen kishte përmbysur gjithçka.
Më pas Rashica shënoi golin e fundit, që edhe e mbylli praktikisht ndeshjen. Klubi i Werder Bremen, në rrjetet sociale e ka transmetuar kështu golin e sulmuesit dardan: “Vit i ri, i njëjti Rashica”. / abcnews.al