VIDEO/ “Violët” vazhdojnë ecurinë pozitive në Serie A, Fiorentina fiton lehtshëm ndaj Cagliari

schedule23:26 - 2 Tetor, 2023

schedule 23:26 - 2 Tetor, 2023

“Violët” e Fiorentina kanë arritur një fitore bindëse mbrëmjen e kësaj të hëne, teksa në “Artemio Franchi” kanë mundur skuadrën e Cagliari, me rezultatin bindës, 3 me 0, në sfidën e vlefshme për javën e 7-të të Kampionatit italian të futbollit, Serie A.

Fitorja e vendasve u “vulos” që në pjesën e parë të sfidës, me Nicolas Gonzalez, në minutën e 3’-të dhe një autogol i Alberto Dossena, në minutën e 21’-të, që siguruan avantazhin e dyfishtë në pjesën e parë. Mirëpo, sfida nuk mbaroi me kaq dhe në minutën e 94’, angolezi M’Bala Nzola shënon dhe golin e tretë për “violët” duke “hipotekuar” kështu 3 pikët e radha në kampionat.

Falë këtij rezultati, skuadra e Fiorentina ngjitet në vendin e 5 të tabelës, me 14 pikë, po aq sa Napoli e Juventusë, që ndodhen në vendin e 3-të dhe 4-t, ndërsa skuadra e Cagliari mbetet në vendin e fundit të renditjes, me vetëm 2 pikë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: