Spektakël dhe 4 gola ka dhuruar përballja e vlefshme për fazën e 1/8-ve të Kupës së Italisë, në “Artemio Franchi”, të Firences, me “violët” e Fiorentina, që mposhtën pas goditjes së penallitsë, skuadrën e Parma, me rezultatin 4 me 1, me kohën e rregullt, që u mbyll fillimisht, në barazimin, 2 me 2.
Pjesa e parë u dominua totalisht nga miqtë, të cilët fillimisht gjetën rrugën e rrjetës, me anë të Adrian Bernabe, në minutën e 21’-të dhe vetëm 2 minuta më vonë dyfishuan shifrat, me anë të “bomberit” francez, Ange-Yoan Bonny, mirëpo duket se “violët” nuk e “përtypën” aq kollaj disavantazhin dhe në minutat 83’ e 89’ të sfidës shënuan me M’Bala Nzola e Riccardo Sottil, për ta dërguar sfidën në shtesë.
Periudha e kohës shtesë përfundoi mo rezultatin e barabartë 2 me 2 dhe pas goditjes së 11-metërshave “violët” u treguan të pagabueshëm, duke realizuar plot 4 herë nga pika e bardhë e penalltisë, ndryshe nga miqtë, për të cilët gabuan rumuni Denis Man e “fantazisti” nga Bregu i Fildishtë, Drissa Camara, me këtë dy të fundit që i kushtuan shumë skuadrës së tyre.
Falë kësaj fitoreje, Fiorentina siguron avancimin në raundin e radhës së Kupës së Italisë, ku përballë do të ketë fituesin e sfidës Inter-Bologna, sfidë e cila do të zhvillohet mbrëmjen e 20 dhjetorit, me “Zikaltërit”, që do të tentojnë të fitojnë për herë të tretë radhazi, trofeun e “Coppa d’Italia”. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Adrian Bernabe, 1-0:
Goli i Ange-Yoan Bonny, 0-2:
Goli M’Bala Nzola, 1-2:
Goli i Riccardo Sottil, 2-2: