VIDEO/ “Violët” e Fiorentina nuk falin në “Artemio Franchi”, Aston Villa i falet “ruletës ruse”

schedule21:36 - 18 Prill, 2024

schedule 21:36 - 18 Prill, 2024

U mendua një ndeshje me e lehtë në letër në shtëpi për skuadrën e Fiorentina, por skuadra nga Firenze hasi vështirësi nga çekët e Viktoria Plzen. Gjithsesi, “Violët” e Vincenzo Italiano preu biletën e gjysmëfinaleve të Conference League, kjo falë fitores 2 me 0 që arriti në sfidën e kthimit të fazës çerekfinale, të zhvilluar mbrëmjen e kësaj të enjteje. .

Fillimi i ndeshjes nisi më mirë për vendasit, teksa fati nuk zhbllokoi rezultatin e sfidës. Me rastet e shumta në pjesën e parë, por të pashfrytëzuar nga italianët, u mbyll ky fraksion i lojës. Në të dytën, llogaritë për Plzen u ndërlikuan, kur Cadu u ndeshkua me karton të kuq në minutën e 66′-të, vetëm pas ndërhyrjes së sistemit “VAR”. Fiorentina ishte disi kaotike më pas dhe nuk shfrytëzoi avantazhin numerik. Me rezultatin 0-0 në të dyja ndeshjet, ekipet iu drejtuan shtesave ku Fiorentina zhbllokoi shifrat me anë të Nico Gonzales. Me 1 gol dhe 1 futbollist më shumë, vendasit kishin më shumë hapësira dhe në pjesën e dytë të shtesës ishte kapiteni Cristiano Biraghi që vulosi fitoren dhe kualifikimin e skuadrës së tij.

Ndërkohë, në përballjen tjetër, Aston Villa kaloi për në fazën gjysmëfinale edhe pse kjo erdhi vetëm nga seria e 11-metërshave. Lille gjeti shumë shpejt golin e avantazhin, duke barazuar rezultatin e përgjithshëm në 2-2. Në pjesën e dytë, francezët shënuan sërish duke marrë epërsinë në dy takimet, por shumë pak para fundit, anglezët shkurtuan diferencë, duke çuar çdo gjë në shtesë. Edhe aty nuk pati shumë histori, me skuadrat që iu drejtuan penalltive. Fati dhe merita e Emiliano Martinez bën që Aston Villa të prekë gjithashtu gjysmëfinalet e këtij kompeticioni. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT:

Lille 2 – 1 Aston Villa
         p.(3-4)

Fiorentina 2 – 0 Viktoria Plzen