Vinicius Junior është bërë protagonist pas ndeshjes që Reali fitoi një ditë më parë kundër Getafe. Futbollistët që nuk u aktivizuan duhet të bënin një stërvitje ekstra pas ndeshjes dhe kanë marrë udhëzimet nga përgatitësi atletik.
Braziliani fillimisht vrapoi me shokët e skuadrës, por më pas u ndal dhe iu drejtua përgatitësit atletik, duke iu thënë atij se do të vijonte të stërvitej si të tjerët. Kamerat e “Movistar” e kanë kapur momentin e diskutimit mes sulmuesit anësor dhe pjesëtarit të stafit teknik të Realit.
“Vini, duhet të stërviteni”, i ka thënë përgatitësi atletik brazilianit, ndërkohë që i ka treguar edhe kronometrin. Vinicius ka qenë i prerë: “Nuk e shoh shumë atë”. Më pas ai i është drejtuar dhomave të zhveshjes, duke mos ndjekur udhëzimin e përgatitësit atletik për marrjen e ngarkesës së nevojshme. /abcnews.al
?? El preparador físico cuando acaba el partido en Getafe: 'Vini, tienes que hacer ejercicios'.
Vincius: 'Yo…… no lo veo mucho'.#ElPartidazoDeMovistar pic.twitter.com/Ff5imZkNcr
— #Vamos por Movistar Plus+ (@vamos) January 4, 2020