VIDEO | Villareal shkatërron Betis me “manita”, mbrëmje speciale për Cazorlën

schedule22:54 - 27 Shtator, 2019

schedule 22:54 - 27 Shtator, 2019

Villareal reagoi pas humbjes kundër Barcelonës, duke fituar në shtëpi përballë Betis. 4-1 triumfoi “nëndetësja”, duke u ngjitur në kuotën përkohësisht në vend të gjashtë me 11 pikë. Ekipi andaluzian renditet tre pozicione më poshtë dhe numëron po kaq pikë më pak.

Kamerunasi Ekambi me anë të një dygolëshi, i përjetshmi Santi Cazorla, Gerard Moreno (goli i gjashtë dhe i pari në renditjen e golashënuesve) dhe nigeriani Chukwueze ishin heronjtë vendas, ndërsa braziliani Emerson barazoi përkohësisht për Betis në fillimin e pjesës së dytë me anë të një diagonale potente.






Mbrëmja e sotme ka qenë speciale për kapitenin e Villareal. Cazorla shënoi golin e katërt në kampionat për këtë sezon dhe regjistroi asistin e tretë. 34-vjeçari po përjeton një rini të dytë dhe asisti i dhuruar për Ekambin ishte i nënti në kampionat gjatë vitit 2019.

Në këtë mënyrë Cazorla barazon sezonin e tij me Arsenalin në vitin 2014 dhe është vetëm dy asiste larg sezonit 2015, kur regjistroi 11 asiste me topçinjtë. Cazorla po kalon një formë të shkëlqyer dhe shumë shpejt mund të vijë thyerja e rekordit personal të asisteve të dhuruara gjatë një viti. /abcnews.al

Villareal – Betis 5-1
(Ekambi 39’, 76’, Cazorla (pen) 68’, Moreno 90+2’, Chukwueze 90+5′ / Emerson 48’)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!