Sfida e EFL Cup (e kthimit 1-1) mes Aston Villës dhe Leicester Cityt, përfundoi pak çaste me parë, me vendasit që triumfuan 2-1 përballë “Dhelprave” të Brendan Rodgers.
Ishte Targett ai që shënoi golin e parë në këtë sfidë, në minutën e 12-të, duke përfituar nga një asist i shkëlqyer i Jack Grealish. Pjesa e parë, u mbyll në avantazhin 1-0 të Villës.
Në pjesën e dytë, Leicester shtyu më lart dhe arriti të gjejë golin e barazimit, me anë të sulmuesit nigerian, Kelechi Iheanacho (72′). Ky gol, dukej se do të çonte skuadrat drejt shtesave, por në sekondat e fundit të sfidës, Trezeguet shënon për Aston Villën, duke i dhënë kualifikimin e madh në finalen e Wembley./abcnews.al