VIDEO/ Vijon prej ditës së djeshme operacioni i FNSH-së në Vlorë, ngrihen disa pika kontrolli

schedule12:37 - 23 Shkurt, 2023

schedule 12:37 - 23 Shkurt, 2023

Prej ditës së djeshme, Policia e Vlorës, FNSH dhe forca të tjera vijojnë aksion në qytetin bregdetar ku në fokus kanë personat me rrezikshmëri të lartë dhe të skeduar nga ana e policisë.

Gazetari i ABC News, Elton Nika, raporton se ditën e sotme janë ngritur postoblloqe në disa pika dhe akse rrugore të qytetit.

LEXO EDHE: FNSH-ja dhe Shqiponjat “zbarkojnë” në Vlorë, disa të shoqëruar

U bë me dije se deri më tani janë shoqëruar disa persona dhe po ashtu janë shpallur në kërkim disa të tjerë, por ende nuk kemi një deklaratë të policisë me rezultatet e këtij operacioni.r.t/abcnews.al