Mbrëmjen e sotme zhvillohet nata finale e festivalit “Kënga Magjike”, ku do të performojnë artistë shumë të dashur nga publiku. Këta këngëtarë janë përzgjedhur nga dy gjysmë finalet e zhvilluara në Tv Klan.
Një ndër performancat që është diskutuar më së shumti ka qenë ajo e Soni Malajt, e cila ka bërë një rikthim profesional pas 10 vitesh me Flori Mumajesin.
“Versioni im” e shkruar nga Flori është dhe një nga pretendentet për fitore.
Por pavarësisht këtij bashkëpunimi, Soni dhe Flori nuk po i shihnim bashkë në asnjë moment dhe kurioziteti ishte shumë i madh derisa Soni ka publikuar një video nga prapaskenat.
View this post on Instagram
Fansat po kërkojnë pafundësisht një bashkëpunim mes dyshes por edhe nëpër intervista Soni ka thënë se për momentin nuk është një plan i tillë.
Në foton e shkëputur nga videoja, vihet re që ekziston ende një “kimi” mes ish-çiftit që dikur bën xhiron e mediave rozë për marrëdhënien e tyre të dashurisë./abcnews.al