Një 42-vjeçar nga Dibra ka përfunduar në pranga pasi pak ditë më parë kishte vjedhur një automjet në Tiranë.
Makinën e vjedhur autori e kishte dërguar më pas në servisin e tij në fshatin Gjoricë në Dibër.
Bashkë me 42-vjecarin u procedua penalisht një i mitur, i cili dyshohet se është përfshirë në këtë veprimtari.
Nga kryerja e hetimeve i arrestuari është faktuar si i përfshirë në vjedhjen e një makine tjetër në prill të këtij viti.