Sergio Ramos shënon sërish, këtë herë ndaj Sociedad me penallti. Në takimin kundër Eibar ai shënoi golin numër 67 dhe barazoi Ronald Koeman, i cili ishte mbrojtësi i dytë me më shumë gola në La Liga.
Më shumë se holandezi dhe spanjolli ka realizuar një tjetër madrilen, madje kapiten, Fernando Hierro. Ish-mbrojtësi qendror nuk falte në goditjet standarde dhe numëron 105 gola në La Liga. Ramos tani ndodhet i dyti, me 68 gola. /abcnews.al