Është mbyllur në Madrid akti i parë i gjysmëfinaleve të Chapions League mes Chelsea dhe Real Madrid. Ishin anglezët që luajtën ndeshjen e parë në transfertë dhe arritën të marrin një rezultat premtues për të kapur finalen.
E gjithë ndeshja përfundoi me shifrat 1-1. Ishin londinezët, që gjetën golin të parët, me Christian Pulisic, që në minutën e 14 bëri gjithçka mirë, duke i dhënë avantazhin Chelseas dhe duke u bërë amerikani i parë që shënon në një gjysmëfinale të Champions League.
Avantazhi i miqve zgjati vetëm çerek ore, deri kur Karim Benzema të kontrollonte me shumë klas një top dhe të godiste fluturimthi, duke tundur bukur rrjetën dhe u bërë golashënuesi i katërt më i mirë në Champions League me 71 gola.
Në pjesën e parë Chelsea vazhdoi të luajë mirë. Në të dytën loja u balancua, por asnjë gol nuk erdhi dhe gjithçka u mbyll në paqe. Ky rezultat i shkon më përshtat Chelseas për golin në fushë kundërshtare, teksa gjithçka është e hapur dhe vendoset javën e ardhshme ne Londër. /abcnews.al