Është vënë në kontroll ditën e sotme zjarri i rënë në pyllin e Semanit, ndonëse ende ndodhen disa vatra aktive, që favorizohen nga era e fortë bregdetare.
Sipërfaqja e djegur përllogaritet mbi 20 hektarë. Flaket ditën e djeshme kanë djegur pyllin në anë të rrugës së plazhit.
Sakaq zjarrfikësit janë në përpjekje për të ndaluar përhapjen e flakëve, ndërsa dyshohet se zjarrvënie të jetë e qëllimshme. /abcnews.al/