Është mbyllur dhe takimi mes Teutës dhe Bylisit, me “Djemtë e Detit” që kanë marrë tri pikët e plota në shtëpinë e tyre. Ka mjaftuar një supergol i talentit Lorenco Vila që të besuarit e Edi Martinit të triumfojnë në “Niko Dovana”.
Në minutën e 11-të, Vila bëhet protagonist dhe shënon golin e vetëm të sfidës. Pasi merr një top nga krahu i majtë, talenti spostohet në qendër dhe nuk mendohet dy herë, duke shënuar një perlë me të djathtën dhe duke shtangur portierin Hidi.
Bylisi tentoi gjatë gjithë takimit që të shmangte humbjen, por Teuta ia doli të mbrohej dhe të marrë tri pikë të arta./abcnews.al
KATEGORIA SUPERIORE, java 19
TEUTA – BYLIS 1-0
L. Vila 11′
Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi (Avdyli 22′), Kouros, Aleksi, E. Vila, Kallaku (Gruda 81′), Cyrbja, L. Vila, Colubali. Trajner: Edi Martini
Bylis: Hidi, Ntephe (Qardaku 59′), Shkalla, Bicaj, Peposhi, Hadroj, Murataj, Bajramaj (Ujka 79′), Zuluaga, Ndreca, Guindo. Trajner: Veljko Dovedan.
Kartonë të verdhë: Gomes 38′ / Bici 51′, Gonzales 62′, Shkalla 87′