VIDEO/ Vendos një gol i Çokajt, Shqipëria U21 thyen moshatarët e Kosovës

schedule20:55 - 13 Nëntor, 2020

schedule 20:55 - 13 Nëntor, 2020

Mjafton një gol i Enis Çokajt për t’i dhënë Shqipërisë U21 fitoren përballë bashkëmoshatarëve të Kosovës. Takimi i luajtur në “Fadil Vokrri” të Prishtinës për llogari të eliminatorëve të Euro 2021, përfundoi me triumfin 0-1 të kuqezinjve.

Ndeshja ishte e fortë, rastet mes dy skuadrave nuk munguan, sidomos në fraksionin e dytë të lojës, atëherë kur vendasit u bënë më të rrezikshëm, por në fund vendosi goli i mesfushorit të Lokomotivës së Zagrebit.

 

Renditja e grupit

Minuta e 35-të, goditje këndi për Shqipërinë, kros i Ernest Muçit dhe realizim me kokë i Çokajt. Goli i parë me Shqipërinë U21 për 21-vjeçarin nga Kopliku. Suksesi i sotëm i ngjit kuqezinjtë në vend të tretë të grupit C.

14 pikë numërojnë kuqezinjtë, një më pak se Austria e vendit të dytë (humbi 3-2 në Turqi). Shanset për kualifikim janë të pakta, pasi austriakët presin Andorrën U21 në shtëpi në takimin e fundit, ndërsa ne luajmë në Angli kundër kombëtares vendase (17 nëntor, ora 20:25). /abcnews.al

Sfida eliminatore e Euro 2021/ Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë
Kosova U21-Shqipëri U21 0-1
(Çokaj 35′)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!