Chelsea është kualifikuar në finalen e Kupës së Botës për klube, pasi mposhti me rezultatin e ngushtë 1-0 skuadrën e Al-Hilal.
Një gol i sulmuesit Romelu Lukaku ishte vendimtar në këtë ndeshje, ku Chelsea e zotëroi topin po nuk ishte mjaftueshëm i rrezikshëm.
Madje Al-Hilal mund të kishte barazuar, pasi Mohamed Kanno tentoi në dy raste dhe mund ta kishte befasuar portierin Kepa.
Edhe Marega iu afrua golit të barazimit, kurse Mount nuk mundi ta çonte topin në rrjetë për t’i mbyllur llogaritë. Chelsea gjithsesi e ruajti epërsinë dhe tani duhet të mendojë për finalen kundër Palmeiras, më 12 shkurt. / abcnews.al