Është mbyllur takimi i fundit i javës së 32-të në Superiore, mes Teutës dhe Skënderbeut, me “Djemtë e Detit” që kanë marrë një fitore të ngushtë 1-0. Ka mjaftuar një gol i Kallakut në pjesën e dytë që Teuta të marrë tri pikët e plota.
Sfida ishte e luftuar nga të dyja skuadrat, por rastet më të pastra i patën vendasit. Kallaku në pjesën e parë goditi dhe traversën, pasi ekzekutoi në mënyrë të shkëlqyer një goditje dënimi.
Por goli nuk do të vononte për talentin e Teutës, pasi në minutën e 55-të, do të konkretizonte me gol një aksion shumë të bukur të djemve të Martinit, të cilët me këtë triumf, ngjiten në kuotën e 53 pikëve, në vend të tretë të renditjes./abcnews.al
Superiore, java 32
Teuta – Skënderbeu 1-0
Kallaku 55’