Është mbyllur takimi i vetëm i sotëm në Bundesliga, mes Freiburg dhe Bayer Leverkusen. Ishin “Aspirinat” ata që triumfuan me rezultatin 0-1, në një fushë shumë të vështirë.
Freiburg bëri gjithccka për të mos dalë pa pikë nga fusha e tyre, por talenti i lojtarëve të Leverkusen bëri diferencën. Goli i vetëm i sfidës u shënua nga talenti Kai Havertz.
20 vjeccari u tregua i saktë para portierit pas një pasimi të shkëlqyer nga Bailey. Edhe pse në pozicion të prirët dhe me markimin e dy kundërshtarve, Havertz arriti të gjejë rrjetën dhe t’i japë triumfin Leverkusen, që u rikthye te suksesi pas asaj humbje shokuese 1-4 kundër Wolfsburg./abcnews.al
Bundesliga, java 29
Freiburg – B. Leverkusen 0-1
Havertz 54’