Milani është në super-formë në këto javë të fundit të Serie A dhe kuqezinjtë e Piolit, kanë marrë një tjetër fitore sot ndaj Sassuolos, me rezultatin 1-2 në transfertë. Të tre golat, u shënuan në pjesën e parë.
Ibrahimovic shënoi në minutën e 19-të, ndërsa Caputo me penallti në të 42-ën barazoi për vendasit. Sërish gjiganti suedez gjeti rrjetën, duke konkretizuar me gol një aksion shumë të bukur të djemve të Piolit, në sekondat e fundit të pjesës së parë.
Me këtë fitore, Milani ngjitet në kuotën e 59 pikëve pas 35 javësh kampionat, në vend të pestë, ndërsa Sassuolo mbetet në vend të tetë, me 48 pikë të grumbulluara./abcnews.al