Nuk qenka sezoni i gjigandëve.
Pak ditë pasi Reali u eliminua nga Kupa e Mbretit, i erdhi radha edhe Barcelonës.
Katalanasit u rrëzuan në çerekfinale, në humbjen e pësuar në fushën e Bilbaos, në të njëjtën mbrëmje kur u mposht edhe skuadra që kryeson La Ligën, Griona.
Të besuarit e trajnerit Xavi Hernandez u mposhtën 2-4 në stadiumin e ri “Riazor”, në një përballje me përmbysje.
Bilbao kaloi në avantazh, pastaj Lewandwoskit dhe Lamin Jamal përmbysën shifrat, veçse baskët siguruan shtesat.
Në kohën e dytë shtesë, shënuan Injaki e Niko Uilliams.
“Të flakur tej”, titullon “El Mundo Deportivo”. Me një Lamine të madh, Barça u mbajt deri në kohën shtesë, që u vendos nga dy Uilliamsët!”
“Nokaut”, – shkruan “Sport”, po nga Katalonja, – Barça ra në kohën shtesë pas një dueli elektrizues. Na ikën nga duart mundësia për një trofe!”
Barcelona, që ka rekordin e trofeve në Kupë, pësoi dështimin e dytë pas atij në finalen e Superkupës së Spanjës, fituar nga Reali.
Nuk I shpëtoi mallkimit të fushës kundërshtare as Girona.
Majorka fitoi 3-2 në shtëpi ndaj skuadrës tjetër katalanase, së cilës nuk i bëri punë reagimi, pasi nga 3-0 shkurtoi shifrat në 3-2.
Këtë sezon le të synojë të realizojë ëndrrën e madhe, të fitojë titullin kampion./ h.ll/abcnews.al