Vilson Ndregjoni është shqiptari i parë që është një hap larg UFC. Ai ka qene kampion në mundje në Shqipëri për 17 vjet dhe tashmë është kampion MMA në Amerikë.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka ndarë një video me Vilsonin që sot e ka ngritur emrin e Shqipërisë, e sidomos Tiranën, në nivelet më të larta.
Postimi:
“Çunat si Vilson Ndregjoni janë të rrallë!
Ai ka qenë kampion në mundje në Shqipëri për 17 vjet, si dhe kampion MMA në Amerikë . Sot Vilsoni është shqiptari i parë një hap larg UFC.
Mezi presim që të gjithë çunat dhe gocat, që sot e kanë ngritur emrin e Shqipërisë, e sidomos Tiranën, në nivelet më të larta kudo në botë, të shkëlqejnë ashtu si Vilsoni dhe gjithë shokët e tjerë!
Suksese miku im në ndeshjen e rradhës më 2 Shtator, në Paris”, thotë Veliaj.