Video/ Vdekja e 56 vjeçarit në Korçë, nisin hetimet për vrasje

schedule08:23 - 24 Gusht, 2018

schedule 08:23 - 24 Gusht, 2018

Një burrë u gjet i pajetë sot në mëngjes në banesën e tij në lagjen 6 të Korçës. Viktima është Nevruz Fiqi,  56 vjeç nga qyteti i Korçës. Sipas të dhënave të para, dyshohet se ai mund të jetë vrarë në orët e para të mëngjesit.

Burime nga policia e Korçës i thanë ABC News, se nga këqyrja paraprake e viktimës, janë konstatuar gjurmë gjaku dhe hematoma në fytyrë.

Policia ka shoqëruar një të dyshuar Emiljano Nazifin, i cili sipas motrës së viktimës, është konfliktuar një ditë më parë për territorin e kanaçeve.

Pritet, që 56 vjeçari t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, e cila do të kryhet nga një grup mjekësh të Institutit të Mjekësisë Ligjore./abcnews.al