Asnjë tolerim për Vasil Shkurtajn, i cili është rikthyer në Shqipëri. Sulmuesi i Kukësit kishte fluturuar një muaj më parë drejt Spanjës dhe po bënte terapi për shkak te një dëmtimi në gju.
Ndalimi i fluturimeve e la atë atje, por një ditë më parë Shkurtaj ka zbarkuar ne vendin tonë. Sikurse edhe kanë udhëzuar autoritetet, futbollisti i Kukësit është izoluar.
Ai do të qëndrojë për 14 ditë në një nga hotelet e qytetit të Durrësit, ndërkohë që gjatë këtyre ditëve sigurisht që edhe do të ushtrohet në dhomën ku është akomoduar. Shkurtaj së fundmi ka postuar edhe një video në rrjetet sociale, ku shfaqet duke u stërvitur në hotel./ abcnews.al
https://streamable.com/1izajj