Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ VAR, karton i kuq, penallti e humbur dhe gol: Ndizet Francë-Uells

schedule21:40 - 2 Qershor, 2021

schedule 21:40 - 2 Qershor, 2021

Franca ka zgjedhur të luajë një ndeshje miqësore me Uellsin mbrëmjen e sotme. Kampionët e Botës kishin një mundësi fantastike për të kaluar në avantazh në minuën e 27-të.

Karim Benzema u rikthye të veshë fanellën e kombëtares pas 6 viteve dhe menjëherë u shfaq i rrezikshëm. Goditja e tij u prek me dorë nga Neco Williams. Karton i kuq për lojtarin e Liverpool dhe penallti për “Gjelat”.

https://streamable.com/1pk41m

Ekzekutimin e mori përsipër sulmuesi i Real Madrid, i cili nuk ia doli të dërgojë topin në rrjetë. Goditja e tij u prit nga Danny Ward, “gardiani” i Leicester City në Premier League. Gjithsesi, shtatë minuta më pas erdhi goli i parë.

https://streamable.com/exungs

Kylian Mbappe kaloi skuadrën e Deshcamps në avantazh. Portieri i ishullorëve nuk e grushtoi mirë një top të goditur nga Rabiot dhe aty përfitoi ylli i PSG-së, i cili nuk e pati të vështirë të dërgojë topin në rrjetë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!