Milani dhe Interi fituan takimet e para të vitit 2021 në Serie A ditën e sotme dhe të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe Juventusi.
Bardhezinjtë po përballen me Udinesen në Torino, takim që e kanë zhbllokuar pas gjysmë ore lojë, falë rrjetës së CR7.
Ylli portugez lëvizi bukur në krahun e majtë dhe tundi rrjetën e ekipit friulan me një goditje potente me të djathtën.
Skuadra mike kishte gjetur golin në minutën e dhjetë me anë të De Paul, por VAR-i anuloi golin e mesfushorit argjentinas./abcnews.al