Penallti të shumta në Euro 2020. E radhës sapo është dhënë në ndeshjen Kroaci-Çeki, sfidë e grupit D që po luhet në ” Hampden Park” të Glasgow (Skoci).
Kombëtarja çeke fitoi të drejtën e një penalltie, që u akordua pasi gjyqtari kryesor pa pamjet në VAR. Protesta të nënkampionëve të botës, por të kota.
https://streamable.com/kla1bo
Ekzekutimin e mori përsipër Patrik Schick, i cili i dhuron avantazhin e rëndësishëm Çekisë (37′) dhe ngjitet në krye të renditjes së golashënuesve të Euro 2020 me 3 gola. /abcnews.al