Kryeministri Edi Rama ishte pasditen në Durrës, duke inspektuar punën që po bëhet për heqjen e inerteve të godinave të shembura nga termeti. Pamjet e publikuara në facebook, shoqërohen me statusin: “Në Durrës, ku punohet papushim për heqjen e inerteve deri në pastrimin e plotë, sapo kryhet marrja e mostrave dhe plotësohet dokumentacioni hetimor”. Ndërsa gjatë bisedës me ministrin fuqiplotë Blendi Çuci, ai shprehet: “Nuk duhet të shpëtojë asnjë nga ata që kanë përgjegjësi penale”.
Kamerat e ERTV janë të fokusuara gjatë gjithë kohës tek Rama dhe Çuçi… Papritur në fund shfaqet vetëm për pak sekonda ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.
Dako thotë vetëm një fjali: Po bëj unë një gjë për ato letrat.
Ndërsa Rama përgjigjet : Ok!
Pyetja që shtrohet është: Për çfarë letrash po kujdeset Vangjush Dako, kur ai nuk ka asnjë funksion zyrtar?!
/Abcnews.al
*Video e ERTV-së