Që prej orës 21:00, Granada dhe “nëndetëset e verdha” të Villarreal po përballen, në mitikun “Estadio Nuevo Los Carmenes”, në sfidën e vlefshme për javën e 11 të kampionatit spanjoll të futbollit, La Liga.
Sfida aktualisht mban rezultatin 2 me 3, në favor të “nëndetëseve”, mirëpo goli i fundit momentalisht është shënuar nga vendasit e Granada e pikërisht nga “bomberi” i Kombëtares sonë, Myrto Uzuni, i cili pasi merr një barazim nga Zaragoza, driblon bukur brenda zonës dhe me një goditje spektakolare mposht portierin Jorgensen. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: