Titulli kampion afrohet nga java në javë, pasi Ferencvaros vijon me paraqitjet dhe rezultatet pozitive. Ditën e sotme me kampionët e Hungarisë ka qenë sërish protagonist Myrto Uzuni.
Në ndeshjen kundër Budafoki në transfertë beratasi ka zhbllokuar ndeshjen, pasi ka fituar një penallti në minutën e 55-të. Uzuni ka goditur vetë dhe e ka dërguar topin në rrjetë.
Sulmuesi ka shkuar në kuotën e 10 golave, shifra më e lartë e golave që ai ka shënuar në kampionatin elitar të një vendi.
Vjet te Lokomotiva Zgareb kishte shënuar 9 herë, kurse në sezonin e parë 7 gola. Me Laçin në Superiore Uzuni kishte gjetur rrugën e rrjetës 10 herë. /abcnews.al