VIDEO/Ushtria ukrainase shpëton qenushin dhe mban pranë si simbol fatsjellës

schedule10:14 - 12 Mars, 2022

schedule 10:14 - 12 Mars, 2022

Kur një grup burrash e gjetën veten jashtë jetës së tyre normale në llogoret e luftës në Ukrainë, ata gjetën ngushëllim në fytyrën e lezetshme të një qenushi .

Rambo është qenushi që po bën xhiron e rrjetit. Ai ishte i ekspozuar ndaj të ftohtit dhe urisë, ndaj ushtria ukrainase vendosi ta adoptonte, duke e kthyer në një farë mënyre në një nuskë fatsjellëse.

“Ai është roja jonë”, thotë një nga ushtarët për qenushin.

Ndërkohë, Rambo, duke tundur bishtin dhe duke kërcyer, pa dyshuar për tragjedinë që po ndodh rreth tij. Bëhet një hap gëzimi në trishtimin dhe nostalgjinë e burrave për shtëpinë dhe familjen e tyre.

I konsideruar si “kujdestar”, pavarësisht nga përmasat e vogla, Rambome dëgjimin e tij të shkëlqyer, paralajmëron për çdo kërcënim të afërt./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!