Në urën e të Kukësit mbi Drin ka nisur qarkullimi për të gjithë automjetet mëngjesin e kësaj të marte.
Mësohet se kjo do të jete periudhe prove për disa dite deri në hapjen zyrtare.
Qarkullimi për automjetet po bëhet vetëm në njërin krah të urrës me dy sense lëvizjeje, kjo edhe për shkak të disa punimeve shtese.
Ndërkohë hyrja nga Kukësi në Rrugën e Kombit përmes urës së vjetër është bllokuar.
Qytetarët e Kukësit dhe të gjithë ata që kanë hyrje dalje për në Kukës dhe Has do të mund të kalojnë vetëm tek ura Gostilit.
Ura e re mbi Drin plotëson kalimin me katër korsi të gjithë gjatësinë e Rrugës se Kombit nga Morina në Rrëshen duke shmangur edhe problematikat e deritanishme të fluksit të mjeteve në urën ekzistuese dhe radhët e gjata gjate sezonit të verës.
Ura e re ka një gjatësi 310 metër me konstrukt metalik. Ajo lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga më të veçantat në Ballkan për tipologjinë e saj.
/abcnews.al