Manchester United vijon të tregojë një formë të mirë në Evropë dhe ka gjetur golin e avantazhit në duelin shtëpiak kundër Leipzig të Nagelsmann. “Djajtë e Kuq”, të cilët fituan 1-2 ndeshjen e parë në fushën e PSG-së, zhbllokuan takimin në minutën e 21-të.
Mason Greenwood’s goal to make it 1-0 #MUFC
pic.twitter.com/hi0Ye7dTtB— DILLINGER ? (@DillanMUFC) October 28, 2020
Asist i Paul Pogba dhe rrjetë e Mason Greenwood. 19-vjeçari shënoi falë një diagonale të saktë, duke i dhuruar avantazhin ekipit të tij. Lazio kaloi përpara me anë të Correas në minutën e 14-t në fushën e Club Brugge, por vendasit kanë rikthyer baraspeshën në minutën e 42-të.
Penallti për belgët dhe goditje e saktë e Hans Vanaken. Dy gola janë realizuar edhe në Hungari, aty ku po ndeshen Ferencvaros (Myrto Uzuni vazhdon të mungojë) dhe Dynamo Kyiv. Ukrainasit kanë dërguar dy herë topin në rrjetë, duke hedhur një hap të sigurt drejt marrjes së tre pikëve. /abcnews.al