Hap fals në momentin kur nuk duhej. Manchester United humbi 1-2 në shtëpi kundër Sheffield United të vendit të fundit, që siguroi një trepikësh shprese në “Old Trafford”, duke i dhënë fund ecurisë prej 13 ndeshjesh pa humbje së “Djajve të Kuq” në kampionat.
A sensational first #PL away win of the season for Sheff Utd sees the bottom-placed team beat title contenders Man Utd#MUNSHU pic.twitter.com/5y3yiGK55H
— Premier League (@premierleague) January 27, 2021
Kean Bryan kaloi miqtë në avantazh në mesin e pjesës së parë. Mbrojtësi realizoi me kokë pas një goditje këndi, teksa United barazoi takimin në minutën e 64-t. Sërish goditje këndi dhe sërish mbrojtës autori i golit, por kësaj radhe në krahun tjetër.
Harry Maguire ktheu në gol krosin e ardhur nga Telles dhe djemtë e Ole Gunnar Solskjaer u hodhën në sulm në kërkim të golit të fitores. Gjithsesi, rrjetën e gjeti Sheffield dhjetë minuta më vonë. Gabime të shumta në prapavijë për United dhe skocezi Oliver Burke nuk fali.
The spoils are shared ?#EVELEI pic.twitter.com/51Wmi06vme
— Premier League (@premierleague) January 27, 2021
Kjo ishte fitorja e dytë sezonale në kampionat për skuadrën mike, ndërsa United mbetet në vend të dytë me një pikë më pak dhe një ndeshje më shumë se City kryesues. Nuk pati fitues në sfidën Everton-Leicester City.
https://streamable.com/o9h99r
https://streamable.com/a47s65
Përballja e luajtur në “Goodison Park” përfundoi 1-1. James Rodriguez kaloi në avantazh ekipin e Carlo Ancelottit me një gol shumë të bukur (30′), por “Dhelprat” ia dolën të barazonin sfidën dhe të evitonin humbjen në minutën e 67-të, moment kur belgu Tielemans mposhti Pickford me një goditje të fortë. /abcnews.al