Manchester United pësoi humbjen e parë në grupin H të Champions League. “Djajtë e Kuq” u mposhtën 2-1 përballë Basaksehir, me të tre golat që u realizuan në pjesën e parë të sfidës.
Demba Ba zhbllokoi takimin në minutën e 13-të. Sulmuesi nga Senegali u harrua nga mbrojtja mike që kishte dalë e gjithë në sulm, marshoi drejt portës mike i pashqetësuar nga askush dhe mposhti Henderson.
Në minutën e 40-të erdhi edhe dyfishimi për kampionët e Turqisë. Sërish gafë e djemve të Solskjaer në prapavijë dhe rrjetë e kapitenit Visca. Anglezët reaguan tre minuta më vonë, duke shkurtuar me anë të francezit Martial (realizoi me kokë pas krosit të Show).
Vendasit ia dolën të ruajnë avantazhin në fraksionin e dytë dhe siguruan tre pikët e para në historinë e tyre në kompeticionin e më të fortëve. Barazim në Rusi me Zenit dhe Lazios, takim që përfundoi 1-1.
Aleksandr Erokhin kali vendasit në avantazh pas gjysmë ore lojë, pasi një asist të marrë nga “gjiganti” Dzyba. Simone Inzaghi vendosi të nxjerrë nga loja Vedat Muriqin në minutën e 59-të, të cilin e zëvendësoi me Caicedon.
Lëvizja e trajnerit italian rezultoi e duhura dhe sulmuesi nga Ekuadori barazoi sfidën në minutën e 82-të. Asist i mbrojtësit Acerbi dhe goditje e menjëhershme e Caicedos. Zenit gjeti golin në shtesa, por rrjeta e Andrey Mostovoy u anulua nga teknologjia VAR. /abcnews.al
Champions League, faza e grupeve
Basaksehir-Manchester United 2-1
(Ba 13′, Visca 40′ / Martial 43′)
Zenit-Lazio 1-1
(Erokhin 32′ / Caicedo 82′)