“Koha për t’u zgjuar”, mesazh i qartë në rrjetet sociale dhe veprim konkret për t’i treguar kundërshtarit se nuk është i mirëpritur. Crvena Zvezda dhe Tirana përballen sonte prej orës 20:00 dhe Fanatics e kanë bërë një hap për të mbështetur ekipin e tyre.
Në mesnatë, ata kanë shkuar pranë hotelit ku futbollistët e skuadrës serbe kanë kaluar natën dhe kanë shpërthyer në ajër fishekzjarrë.
Objektivi dihet, të zgjojnë kundërshtarët që sonte do të zbresin në fushë kundër Tiranës së tyre. Do ketë apo jo efekt veprimi i tyre, mbetet për t’u parë. /abcnews.al