Skocia ka fituar pa problem ndaj Ukrainës me rezultatin 3-0, në ndeshjen e vlefshme për grupet e Nations League.
Pjesa e parë është mbyllur në barazimin pa gola, edhe pse skocezët janë treguar të rrezikshëm.
Intervali i dytë kohor ishte pothuajse i njëjtë deri në minutën e 70-të, ku Skocia gjen rrjetën e portës me anë të McGinn. Vendasit dominuan totalishtë situatën, ku madje në minutën e 80-të dyfishojnë shifrat me anë të Dykes. Skocezët nuk u mjaftuan me kaq, pasi në minutën e 87-të Dykes shënon përsëri.
Kështu, me këtë fitore, Skocia zë vendin e parë në grup me 9-të pikë, ndërsa Ukraina e ndjek nga pas me 7-të pikë./ h.ll/abcnews.al
87′ 3 – 0 Lyndon Dykes Assist: R. Fraser
80′ 2 – 0 Lyndon Dykes Assist: R. Fraser
70′ 1 – 0 John McGinn