Wolfsburgut i ka mjaftuar një gol i shënuar në mesin e pjesës së dytë për të fituar përballë Union Berlin. “Ujqërit”, të cilët janë i vetmi ekip pa asnjë humbje në Bundesligë, siguruan trepikëshin në shtëpi dhe heroi ishte holandezi Weghorst.
Sulmuesi shfrytëzoi një asist të Brekalos dhe nuk gaboi përpara portës kundërshtare. Pozicioni i tij ishte i dyshimtë, por teknologjia VAR qëndroi pasive.
15 pikë numëron Wolfsburgu pas fitores së sotme dhe renditet në vend të dytë me një pikë më pak se kryesuesit e Gladbahut. Humbja e katërt radhazi për Union Berlin dhe ekipi kryeqytetas renditet i treti nga fundi me vetëm 4 pikë. /abcnews.al
Wolfsburg – Union Berlin 1-0
(Weghorst 69’)