Ekipi mik shkurtoi rezultatin falë autogolit të Kietel pas një gjysmë ore lojë, por nuk ia doli të evitojë humbjen e parë në Bundesliga. Ëolfsburg siguroi një fitore të rëndësishme në kryeqytet përballë Hertha Berlin.
“Ujqit” iu falën golit të Lukas Nmecha dy minuta përpara fundit për të fituar 1-2 në transfertë. Lukabakio (60′) kaloi vendasit në avantazh, por Wolfsburg përmbysi rezultatin me rrjetat e Baku dhe Nmecha dhe kryeson kampionatin me 6 pikë të plota.
Eintracht-Augsburg nuk prodhoi asnjë gol, teksa pa fitues përfundoi edhe përballja Greuther Furht-Arminia Bielefeld. Dy ekipet ndanë nga një pikë pas barazimit 1-1. Bochum triumfoi 2-0 në shtëpi ndaj Mainz dhe mori tre pikët e para në kampionat. /abcnews.al