Arabia Saudite po përballet me përmbytje masive që kanë shkaktuar të paktën dy viktima.
Pas shirave të dendur, shkollat u mbyllën dhe fluturimet u shtynë, ndërsa rruga që lidh Xhedën dhe Mekën u mbyll, tha Agjencia Saudite e Shtypit, megjithëse më vonë u rihap.
Powerful flooding in #SaudiArabia
Heavy rain has flooded the city of #Jeddah. Educational institutions do not work, streets literally went under water along with cars, and flights were delayed at the airport. pic.twitter.com/h7DnVGMzhs
— NEXTA (@nexta_tv) November 24, 2022
“Dy vdekje janë regjistruar deri më tani dhe ne u bëjmë thirrje të gjithëve që të mos dalin jashtë nëse nuk është e nevojshme”, tha qeveria rajonale e Mekës në faqen e saj në Twitter.
Qendra Kombëtare e Meteorologjisë regjistroi 179 mm reshje të enjten, sasia më e lartë e marrë ndonjëherë në qytet.
#WATCH: #Jeddah resident shares shocking scenes of cars and debris being swept away during heavy rainfall and flooding in western #SaudiArabia (Video: @sohairarif97) https://t.co/8bAq3Vzet9 pic.twitter.com/kLdBcz1HjM
— Arab News (@arabnews) November 24, 2022
Shi ra nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 14:00. në jug të provincës në një rrebesh më të madh se më i madhi i mëparshëm, në vitin 2009. /abcnews.al