VIDEO/ U18: Vëllazërore në basketboll, Kosova “zhdëp” Shqipërinë në Tiranë

schedule21:16 - 3 Gusht, 2021

schedule 21:16 - 3 Gusht, 2021

Kosova U18 për meshkuj në basketboll ka treguar forcën ndaj bashkëmoshatarëve të tyre të Shqipërisë, duke triumfuar me rezultatin 85-62 në Tiranë, ku po zhvillohet ndeshjet e FIBA European Challenger.

Dardanët, edhe pse nuk e nisën mirë në minutat e para, morën kontrollin e lojës dhe periodën e parë e mbyllën në favor 17:15. Diferenca në periodën e dytë u thellua, pas gjysma e ndeshjes përfundoi 39-28.

Edhe perioda e tretë foli për Kosovën, që realizoi 12 pikë më shumë (25-13). Në periodën e katërt llogaritë ishin mbyllur, por sërish Shqipëria nuk shënoi dot më shumë pikë (21-21 përfundoi).

Spikati në këtë ndeshje Visaj Ejupi i Kosovës, i cili realizoi 22 pikë të realizuara. Dardanët të enjten përballen me Moldavinë, kurse Kosovë me të njëjtin rival luan nesër. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!