Hungari-Serbi u luajt në një atmosferë të zjarrtë në “Puskas Arena” të Bundapesit gjatë së shtunës në mbrëmje. Skuadra hungareze fitoi 2-1, sukses të cilin e festoi gjatë me tifozët e saj të zjarrtë.
Në një moment, një tifoz hungarez shpalosi një shall të Kosovës dhe e drejtoi atë nga vendi ku ishin vendosur ultrasit serbë.
Menjëherë vepruan edhe tifozë të tjerë hungarezë si pasojë e sjelljes së patolerushme të rojeve të sigurisë. Dhe i dolën në mbrojtje tifozit.
Mes palëve nisi një debat i fortë, me tifozët e zhgënjyer hungarezë që kërkuan llogari te forcat e sigurisë për atë sjellje të pahijshme./ h.ll/abcnews.al