Armando Vajushi ka dal pozitiv me COVID-19 dhe është i izoluar. Sulmuesi shkodran, pjesë e Petrolul Ploiesti në Rumani, u testua të enjten e kaluar dhe doli pozitiv, sikurse edhe pesë lojtarë të tjerë të skuadrës së tij, që u izoluan menjëherë. Dje ata munguan në derbi kundër Rapid Bucuresti.
Petrolul i pati të gjitha mundësitë të fitonte, por nuk ia doli mbanë. Miqtë luajtën prej minutës së 28-të me një lojtarë më pak, ndërkohë që skuadra e Vajushit fitoi një penallti në minutën e 68-të. Portieri Popa e priti penalltinë, por duke e kaluar vijën fatale.
Përsëritje penalltie dhe karton i verdhë, ndërkohë që njëlloj veproi edhe në penalltinë e përsëritur dhe u ndëshkua më karton të kuq. Popa la fushën e lojës i nervozuar, ndërkohë që lojtari i Ploiesti herën e tretë e çoi topin mbi tra. Edhe pse kishte edhe më shumë se 20 minuta lojë dhe Rapid luante me 9 lojtarë, skuadra vendase nuk e shënoi dot golin e fitores. /abcnews.al
https://youtu.be/-3adcr5-LQA