Tottenham doli pa asnjë pikë nga ndeshje e djeshme kundër Chelseas në shtëpi, pasi u mposhtën me rezultatin 0-1 në derbin e Londrës. Një performancë e dobet nga ekipi i Jose Mourinhos, i cili kishte shumë mungesa për këtë sfidë, mes tyre dhe kapitenin Harry Kane.
Ajo që ra në sy ishte mosaktivizimi i Gareth Bale nga ana e portugezit. Uellsiani doli shumë shpejt në nxehmje, por “The Special One” në fund vendosi të mos e aktivizonte atë. Në intervistën pas ndeshjes, mes shumë pyetjeve nuk mungoi as ajo për këtë vendim paksa të çuditshëm të teknikut.
Ishte gazetarja Alison Bender ajo që e pyeti Mourinhon se përse nuk e aktivizuat Gareth Bale kur ju po humbisnit 0-1. “Një pyetje shumë e bukur, por ju nuk e meritoni përgjigjen e saj”, ishte përgjigjja epike e Joses, i cili më pas u largua për në dhomat e zhveshjeve. /abcnews.al

